2 vatra të mëdha zjarri në Mat, në rrezik 2 banesa, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e dy vatrave të mëdha të zjarrit në Mat, të cilat pas dëmit të konsiderueshëm në kurorën e gjelbër po rrezikojnë seriozisht dhe banesat përrreth.Vatrat e zjarrit janë në fshatin Ketë dhe malin e Llapushit vijojnë prej dy ditësh.Terreni i vështirë në këtë zonë ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrëfikësve, çfarë ka bërë që flakët të depërtojnë, duke rrezikuar dy banesa.Deri tani mësohet se flakët kanë shkrumbuar disa hektarë pyje në këtë zonë.