Kriza greke në menynë e gjermanëve
Kriza greke dhe kthimet e saj të shpeshta në pikën zero mbase nuk janë në shijen e të gjithëve, por një pronar restoranti në Berlin shpreson të tërheqë sa më shumë klientë me krijimet e tij të fundit të frymëzuara nga situata e rëndë ekonomike e shtetit helen.Jorgos kristidis u zhvendos në Gjermani nga Greqia në vitin 1984 dhe që nga viti 1987 ka menaxhuar restorantin e tij grek në kryeqytet.Dhe këtë verë, duke parë gjendjen e vështirë të vendit ku lindi dhe trazirat financiare, ai është përpjekur të shohë anën pozitive të kësaj situate, duke prezantuar dramën greko- europiane në pjatat e tij në menynë e "Restorant Z"."Ishte temë aktuale kudo, çdo ditë në televizion dhe radio: kriza greke, një tjetër shans, shansi i fundit. Pastaj një mëngjes teksa po pinim kafenë , bashkëshortja ime tha e di cfarë, menynë speciale duhet ta quajmë drama greko eruopiane,-“ thotë Kristidis.Pjatat më të shijshme në meny janë bazuar tek protagonistët kryesor të krizës dhe negociatave për zgjidhje.Pjata Schaeuble Grexit mori këtë emër nga minsitri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble dhe ka në përbërje të saj biftek qengji me lloje djathi dhe perime, kurse pjata e Varufakis, dedikuar ish ministrit grek të financave dhe që kushton 20 euro ka në përbërje të saj mish vici me shumë djegës , pra është më shumë pikante si pjatë, referuar edhe radikazimti të tij në qëndrimin mbajtur me kreditorët, shpjegon ai.Në menynë speciale të restorant Z një rol të madh luajnë edhe udhëheqësit e dy vendeve. Tsipras darling, është pjata frymëzuar nga kryeminsitri grek dhe kushton 5,90 euro. Përbërësit kryesor të kësaj pjate janë djathë i llojit Manouri, i cili nuk është as i butë dhe as i fortë, dhe që simbolizon sjelljen e pavendosur të Tsipras gjatë negociatave me kreditorët ndërkombëtarë. Kurse kancelares gjermane Angela Merkel kristidis i ka kushtuar një ëmbëlsirë, titulluar "Sweet Angie". Kjo ëmbëlsirë ka në përbërje kek me akullorë me arra dhe vanilje."Kam menduar ti dedikoj këtë ëmbëlsirë sepse zonja Merkel është Zonjë e Hekurt, por ajo ishte në gjendje të menaxhonte zhvillimet e Greqisë në mënyrë shumë të butë, “-thotë 53 vjecari.Klientët e vlerësojnë shumë idenë e kristidit, duke e quajtur gjeniale teksa shijojnë gatime si Schaueble grexit dhe Varoufakis.