Putin urdhëroi vrasjen e Litvinenkos, e thonë provat shkencore

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar personalisht vrasjen e ish agjentit rus Alexander Litvinenko.Ky është përfundimi i arritur nga hetuesit, sipas të cilëve kanë qenë dy agjentë rusë të KGB, nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin, të cilët kanë ekzekutuar ish-spiunin Litvinenko në Londër.Avokati i familjes Litvinenko, Ben Emmerson tha se provat shkencore impikojnë direkt Dmitri Kovtun dhe Andrei Lugovoy me poloniumin-210, përbërës me të cilin u helmua kritiku i kremlinit.Alexander Litvinenko ndërroi jetë pasi piu çaj të helmuar me izotopin e rrallë radioaktiv në hotelin Millenium të Londrës në vitin 2006. Sipas avokatit, në lavamanin e dhomës së Kovtun u gjetën gjurmë të forta poloniumi dhe gjithashtu një tenxhere me çaj.Provat shkencore të pakundërshtueshme vërtetojnë përtej dyshimit që Dmitri Kovtun dhe Andrei Lugovoy vranë zotin Litvinenko, "-tha Emmerson.Nga shtrati i vdekjes, Litvinenko akuzoi Putin për urdhërimin e vrasjes së tij, por Kremlini ka mohuar sistematikisht përfshirjen në këtë cështje. Autoritetet britanike janë përpjekur të ekstradojnë Kovtun dhe Lugovoy, i cili është zgjedhur deputet i parlamentit që prej vitit të kaluar, por Rusia ka refuzuar një kërkesë të tillë.Në hetim u përfshinë dhomat e hotelit ku kishin qëndruar dy agjentët e Putin, zyra, avionë, madje edhe klubi i arsenalit.Emerson tha se Putin dhe intrigat e tij janë të implikuar direkt në krimin e organizuar, pasi sipas tij ata janë të gatshëm të vrasin cilindo që pengon ambicet e tyre për pushtet.alexander_litvinenko spy