Veliaj i rregulloi tik-taket orës, Kulla e Sahatit pikë referimi për turistët
Vetëm pak orë pasi bëri betimin si kryetar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, filloi punën duke rregulluar si fillim rrahjet e zemres se qytetit, oren ne kullen e Sahatit. Ndersa ne diten e dyte perdori transportin publik per te shkuar ne zyre.Ka zgjedhur rregullimin e tik-takut te orës se kryeqytetit jo vetëm për të orientuar kalimtarët dhe turistët në metropol. por edhe për startuar punen ne krye te Bashkise.Dhe kjo jo vetem per shkak te afersise se godines se Bashkise me kullen, por edhe per vlerat historike te ketij Monumenti te Kulturës ne Tirane. Turistet e huaj ndalojnë të gjithe aty.Ky çift nga Rusia thotë se kulla nuk është vetëm një simbolike e qytetit ashtu siç ka lexuar, por dhe një lartësi nga ku mund të shohësh Tiranën.Djali : Është një kullë interesante. Është ndoshta më e vjetra e qytetit dhe sa herë e viziton atë duket sikur gjen gjëra interesante. Në Tiranë nuk është se ka shumë objekte për të vizituar, por kjo kullë na pëlqeu.Vajza: Po sigurisht që është një kullë interesante dhe e bukur. Ne vijmë nga Rusia dhe kjo është dita e dyte e qëndrimit në Shqipëri.Ciceronet thone se kulla e Sahatit vizitohet thuajse nga të gjithë grupet turistike në vend.Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në vitin 1822. Ka qenë ndërtesa më e lartë e Tiranës para tranzicionit, është shpallur Monument Kulture dhe prej 1996 është e hapur për vizitorët.Dhe nga dita e pare qe rregulloi oren e kryeqytetit, diten e dyte zgjodhi te beje qytetarin ne autobus, gjate rruges per ne pune.