Nuk gjendet trupi i 14-vjeçarit, polumbarët rinisin kërkimet nesër në lumë

Kanë përfunduar pa rezultat kërkimet e polumbarëve në ujërat e Lumit Buna në Shkodër për gjetjen e 14 vjeçarit që u mbyt pasditen e së premtes.Kërkimet nisën rreth orës 15:30 pas njoftimit se i mituri është marrë nga rrjedha e ujit të lumit Buna. Kërkimet vijuan përgjatë shtratit të lumit deri në grykëderdhjen e Bunës në Velipojë.Mësohet se 14 vjeçari kishte shkuar me një grup shokësh për tu larë në Bunë për shkak të temperaturave të larta.Sëbashku janë hedhur nga ura e Baçallëkut në lumin Buna, por menjëherë më pas, siç kanë rrëfyer në polici shokët e tij, i mituri u ka thënë se nuk ndjehej mirë, por nuk ka mundur të flasë më shumë pasi është përpirë nga rrjedha e lumit.Edhe pse njëri prej shokëve është përpjekur ta ndihmojë nuk ja ka arritur qëllimit ndaj ka njoftuar policinë.Mësohet se polumbarët do të rinisin kërkimet mëngjesin e së shtunës.[caption id="attachment_555310" align="alignnone" width="635"]mbytje shkoder1 Lumi Buna ku u mbyt 14-vjeçari[/caption][caption id="attachment_555308" align="alignnone" width="640"]mbytje shkoder3 Lumi Buna ku u mbut 14 vjeçari[/caption]mbytje shkoder 4 mbytje shkoder2