Marrëveshja Serbi-Mali i Zi- Bosnje shkaktoi radhët e gjata në Muriqan
Një urdhër i Ministrit të Brëndshëm të Malit të Zi Rashko Konjeviq pas memorandumit të nënshkruar me homologët e tij nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina ka qenë shkaktari kryesor i radhëve të gjata në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në hyrje dhe në dalje.Sipas informacioneve në një takim mes Ministrave të Brëndëshem të Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, ku edhe është nënshkruar memorandum i bashkëpunimit në kuadër të integrimeve evropiane, dhe në luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve.Kjo ka bërë që Policia Malazeze të vihet në zbatim të këtij urdhëri i cili kërkonte kontrollin e gjithë dokumentacionit për gjithë turistët që hyjnë dhe dalin nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe evidentimin me hollësi të cdo dyshimi, ka shkaktuar këto radhe të gjata në pritje.Sipas informacioneve urdhëri i lëshuar ka vënë në lëvizje strukturat shtetrore më të larta të vendit tonë të cilat për orë të tëra kanë nëgocuar me qeverinë malazeze dhe me policinë e shtetit fqinjë deri në zhbllokimin e situatës.Është dashur edhe ndërhyrja e Kryemininistri Rama i cili mësohet se ka pasur bisedë telefonike me homologun e tij malazez Millo Gjukanoviq në lidhje me këtë cështje.Ndërsa vetëm pas rreth 8 orëve është bërë e mundur rifillimi i procedurave të përshpejtuara të përpunimit të dokumentacionit në këtë pikë kalimi kufitar. Situatë e tillë është në dëm të zhvillimit të turizmit
[caption id="attachment_555230" align="alignnone" width="640"]
Nebosja Stefanovic e Rasko Konjevic ne firmosjen e marreveshjes[/caption]/Oranews.tv/