PD nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Kurbin: Bardhi me preçedent penalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2015, 15:46
Partia Demokratike Dega Kurbin nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ne Kurbin pasi sipas saj ato nuk përmbushën asnjë standard minimal demokratik.Në një njoftim për mediat, PD bën me dije se dega e kësaj partie në Kurbin, nuk e njeh shtetasin Artur Bardhi për kryetar Bashkie, duke e etiketuar si një person me precedent penal i kandiduar nga kryeministri Edi Rama.“Ky ishte nje proces farsë që në fillim, pasi ishin zgjedhje pa garë”thekson PD.Sipas selisë blu, Edi Rama nëpërmjet vendimeve të paligjshme të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve ia doli të emërojë në krye të Bashkisë së Kurbinit oligarkun e tij lokal, por ky mbetet një emërim i turpshëm, dhe pa asnjë legjitimitet.