PD ngre komision organizativ për 25 vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit '90

Partia Demokratike krijon Komisionin Organizator Kombëtar të Veprimtarive Përkujtimore që do të organizojë veprimtaritë në përkujtim të 25 Vjetorit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90 dhe themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë."Kjo nisëm synon të risjellë në kujtesën e shoqërisë shqiptare momentet dhe mesazhet kryesore të ndryshimit historik të Shqipërisë, rrëzimit të komunizmit, nisjes së rrugës së lirisë dhe demokracisë për vendin tonë25 vjetori i Lëvizjes Studentore, që u finalizua me legalizimin e pluralizmit politik dhe me lindjen e Partisë Demokratike, do të jetë një moment i bashkimit të të gjithë protagonistëve të atyre ditëve historike, ku çdo qytetar protagonist qendror dhe periferik do ta ndjejë veten pjesë të atij ndryshimi të madh që ndau Shqipërinë nga diktatura më e egër e lindjes komuniste dhe e orientoi vendin drejt vlerave të lirisë, drejt Europës," thuhet në deklaratën e PD-sëPjesë e këtij komisioni të përbashkët do të jenë organizatorë dhe drejtues të Levizjes Studentore, ish studentë, pedagogë, intelektualë dhe qytetarë të Tiranës, themelues të Partisë Demokratike të Shqipërisë.Komisioni Organizator, në mbledhjen e tij të pare, do të hartojë dhe bëj publik kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen në qytetet kryesore të Shqipërisë, për të kulmuar me 8 dhjetor (Ditën Kombëtare të Rinisë) dhe 11 Dhjetor (ditën e themelimit te Partisë Demokratike) në Tiranë./Oranews.tv/