Rusja serial-killer: Vrau 11 persona midis tyre fqinjen

Një 68-vjeçare ruse u arrestua të martën në Shën Petersburg, pasi dyshohet se ka vrarë dhe masakruar fqinjen e saj pensioniste disa ditë më parë.Policia dyshon se Tamara Samsonova mund të ketë vrarë edhe një 32-vjeçar në vitin 2003.Rasti i gruas relativisht të moshuar ka tërhequr vëmendje të madhe në Rusi dhe përtej saj, pasi policia gjeti një ditar të saj në tre gjuhë, rusisht, anglisht dhe gjemanisht, në të cilin ka rrëfyer edhe 11 vrasje të tjera. Samsonova tregoi me detaje disa prej vrasjeve të kryera gjatë dëshmisë në gjykatë , ku të pranishme ishin edhe mediat."Dua të jetoj në burg , sepse më kërcënon një maniake që jeton në katin e sipërm, ajo më detyroi të kryej vrasjet,”- tha ajo duke folur nga kafazi i gjykatës.Prokurorët rusë deklaruan se Samsonova ka vrarë dhe masakruar një grua 79 vjeçare të paralizuar, fqinje e saj, më pas ka jetuar për disa kohë me trupin e pajetë në shtëpi dhe më vonë e ka copëtuar në disa pjesë, e ka paketuar në qese plastike dhe më pas e ka hedhur në afërsi të zonës ku banonte.Kur forcat policore hynë në banesën e viktimës, gjetën Samsonovan, me njolla gjaku në banjo dhe me një sharrë në duar. Në këto kushte ajo pranoi menjëherë krimin.Pas gjetjes së ditarit të saj në të cilin ka përshkruar 11 vrajse të tjera, mediat vendase e quajnë gjyshja makabre.Nga vrasjet e ditarit, hetuesit kanë konfirmuar vetëm një dhe po hetojnë për të tjerat. Samsonova u tha gazetarëve në sallën e gjyqit se ajo më në fund do të jetojë në paqe në burg, dhe do të shpëtojë nga fqinjët e saj qe e fyejnë vazhdimisht. Ajo buzëqeshi dhe duartrokiti kur dëgjoi verdiktin e gjykatësit.PAY-granny-ripper PAY-granny-ripper (1) russian