Gay Pride, plagosen 6 persona në Jeruzalem

Një sulmues hebre plagosi me thikë 6 persona në paradën e përvitshme të homoseksualëve në Jeruzalem.Kryeministri Benjamin Netanyahu dënoi ngjarjen si incidentin më të rëndë dhe sulmin më të keq të ndodhur ndër vite me rastin e gey pride në Jerusalem, një qytet ku popullsia fetare është më e theksuar se në qytetet e tjera të vendit. Sipas dëshmitarëve, sulmuesi u hodh në turmë më thikë në dorë teksa 5 mijë persona po marshonin me pankarta në duar përgjatë bulevardit kryesor.Policia arrestoi të dyshuarin, teksa të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Dy prej tyre sipas mjekëve janë në gjendje kritike për jetën. Parada, e cila tërheq mijëra pjesëmarrës cdo vit, prej kohësh ka qenë burim tensioni mes shumicës kryesisht laike të Izraelit dhe pakicës ultra-ortodokse hebreje, të cilët kundërshtojnë ekspozimin publik të homoseksualitetit.Autori i këtij krimi të rëndë sipas autoriteve është me precedent penalë, ku në 2005 është arrestuar për sulm ndaj tre personave në një event të ngjashëm. Mediat vendase shkruiajnë se ai ishte liruar nga burgi disa javë më parë.150730140802-01-jerusalem-stabbing-0730-exlarge-169 150730205945-08-jerusalem-pride-stabbing-exlarge-169 150730205623-07-jerusalem-pride-stabbing-exlarge-169 150730205419-06-jerusalem-pride-stabbing-exlarge-169 150730205308-05-jerusalem-pride-stabbing-exlarge-169 150730205122-04-jerusalem-pride-stabbing-exlarge-169 150730204915-03-jerusalem-pride-stabbing-exlarge-169 150730204632-02-jerusalem-pride-stabbing-exlarge-169