Plehrat pushtojnë Vërdovën, pas 21 qershorit pastrimi mbeti "jetim"

Vakumi i krijuar nga tranzicioni i pushtetit vendor, në Pogradec, po shkakton kosto për qytetarët. Në fshatin Verdovë, deri dje pjesë e komunës Buçimas, prej 21 qershorit nuk pastrohen më plehrat, të cilat gjenden kudo, në rrugë apo sheshe lagjesh. Ndërkohë kryebashkiaku i ri i Pogradecit, ende nuk ka marrë detyrën.Prej disa javësh banorët e Vërdovës në Pogradec banorët bashkëjetojnë me mbetjet urbane, situatë e shfaqur pas zgjedhjeve të 21 qershorit kur prej atëherë komuna e Buçimasit nuk kryen më pastrimin e plehrave.Banorët thonë se situata është mjaft kritike sidomos tani kur temperaturat e larta i shndërrojnë mbetjet, në rrezik sëmundjesh sidomos për fëmijët.“Nuk durohen plerat.”“Është papastërti e madhe që të mbaj fëmijët. Ku të rrish të ulesh? Ja rrugëve rrimë nëpër gurë.”“Është shumë problem për fëmijët siç e shikoni edhe ju.”Mbetjet janë ngado ,në rrugë nëpër sheshet e pushimit dhe kjo vjen edhe për shkak të mungesës së kazaneve,ndërsa banorët nuk dinë ku të ankohen pasi kreu i ri i bashkisë Eduart Kapri ende nuk ka marrë detyrën.[caption id="attachment_555185" align="alignnone" width="640"]plehra ne pogradec1 Ne foto: Pamjet nga plehrat ne Pogradec[/caption][caption id="attachment_555183" align="alignnone" width="640"]plehra pogradec 3 Ne foto: Pamjet nga plehrat ne Pogradec[/caption][caption id="attachment_555182" align="alignnone" width="640"]plehra pogradec 4 Ne foto: Pamjet nga plehrat ne Pogradec[/caption]plehra pogradec 2