Kameron kritikohet për gjuhën e tij të ashpër për emigrantët

Kryeministri britanik David Cameron është kritikuar ashpër nga këshilli i bamirësisë për refugjatët mbi deklaratat që ai bëri për krizën e vazhdueshme të emigrantëve në qytetin Kale .Gjatë një interviste televizive, Kameron i quajti emigrantët një tufë refugjatësh që kalojnë nga Mesdheu. Anna Musgrave, menaxhere në këshillin e refugjatëve tha se gjuha e kryeminsitrit britanik është e papërgjegjshme."Unë mendoj se është shumë zhgënjyese të dëgjosh kryeministrin të përdorë një fjalor të tillë të papërgjegjshëm. Në fund të fundit, kjo është depersonalizuese. Përtej kësaj, Kameron është i keqinformuar. Ai thotë se kemi të bëjmë me 200 mijë persona që kanë udhëtuar nga mesdheu dhe janë rrugës për në Britani nëpërmjet qytetit Kale. Kjo është krejt e pavërtetë. Sipas të dhënave tona, bëhet fjalë vetëm për 3 mijë refugjatë," u shpreh ajo.1 700 emigrantë tentuan të kalojnë Eurotunelin në orët e vona të së enjtes në kërkim të një jete më të mirë. Policia franceze njoftoi se 30 persona u arrestuan dhe 1 mijë të tjerë u mbajtën me forcë nën kontroll. Emigrantët janë strehuar në kampe rreth qyeteit të Kale, duke e bërë portin verior të francës një nga vijat e frontit me krizën më të madhe të emigrantëve të Evropës së bashku me ishujt italiane dhe greke , të përdorura si pika hyrjeje për të gjitha ata njerëz që kanë kaluar mesdheun nga Afrika apo Lindja e Mesme.Trafiku i mallrave dhe pasagjerëve përmes tunelit hekurudhor është ndërprerë në javët e fundit pasi emigrantët e dëshpëruar tentojnë të hyjnë në britani nëpërmjet kamionëve dhe trenave që udhëtojnë nga Franca.