Banorët te Unaza e Re s'kanë ujë, e vetmja zgjidhje është blerja
Zona e unazës së re në kryeqytet është një ndër zonat problematike të furnizimit me ujë të pijshëm. Pallatet e reja të ndërtuar vrullshëm vitet e fundit kanë sjellë shumë dëmtime të rrjetit ujësjellës ndërsa mjaft familje e biznese, sipas UKT, kanë bërë lidhje të paligjshme.Banorët ankohen dhe thonë se në shtëpitë e tyre nuk vjen uji i pijshëm.Banore:Uji i pijshëm nuk ka ardhur fare, as me orar. Kjo situatë është më problematike gjatë verës po ku ta zgjidhim, kujt ti ankohemi. Asnjeri nuk i bën këto gjëra, është e kotë.Zgjidhja në këtë rast mbetet blerja e ujit të pijshëm.Banore:Kam 20 vjet këtu dhe e blej ujin e pijshëm.Disa të tjerë kanë gjetur zgjidhje hapjen e puseve.Banore: Disa palate janë më puse kurse disa janë nga linja,Unë e kam me pus ujin e pijshëm dhe ujin për tu larë.Autoritetit të ujësjellës kanalizimeve thonë se unaza e re, po ashtu Yzberishti e Kombinati mbeten zonat problematike në kryeqytet.UKT sqaron se vijon të furnizojë kryeqytetin me ujë të pijshëm ndërsa u kërkon qytetarëve të mos e shpërdorojnë atë sepse situata është më e veshtirë në këtë thatësirë vere./Oranews.tv/