Schmidt: Shkurtim pa asnjë hezitim i kohës së trajtimit të kërkesës për azil

Shumë azilkërkues nga Ballkani nuk kanë shanse për azil në Gjermani. Prandaj koha e trajtimit të kërkesave të tyre do të përshpejtohet shumë.Kështu ka deklaruar Manfred Schmidt nga Zyra e Refugjatëve në Gjermani në një intervistë për Dojce Vele, duke shtuar se numri në rritje i azilkërkuesve paraqet një sfidë të madhe për administratën gjermane.Ai thotë se gjatë 2015 janë paraqitur 28 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët, duke mos fshehur edhe habinë për numrin e madh të emigrantëve nga vendi ynë dhe Kosova.Shmid thekson se numri azilkërkuesve është rritur që prej 2012 edhe në vendet që janë klasifikuar të sigurta si Serbia, Bosnja dhe Maqedonia.Kuota e azilit në këto vende është 0,1 deri në 0,2%, praktikisht asnjë shans për njohjen e azilit.Sipas tij, vendet kandidate të BE-së janë të konfirmuara edhe si vende të sigurta, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, pasi edhe për këto vende kuota e njohjes së azilit është praktikisht zero.Aktualisht rreth 30.000 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë për azil , por njohja e tij është në shifrën 0,1%, dhe nga ky këndvështrim, thotë Shmid.Shqipëria është një vend i sigurtë origjine. Përfaqësuesi i zyrës së Refugjatëve thotë se për të parandaluar fenomenin duhet të kombinohen disa masa si përshëmbull : Shpallja si "vend i sigurtë origjine" me shkurtimin e afatit të trajtimit të kërkesave.Duke filluar nga muaji gusht, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për qëndrimin në Gjermani, ne do të vendosim sanksione për kërkesat e paarsyetura të azilit, si për shembull bllokim të hyrjes në vendet e zonës Shengen ose edhe ndalim hyrjeje në Gjermani. Kjo do të prekë sidomos njerëzit që vijnë nga Ballkani, u shpreh ai. Schmidt tha se rivendosja e sistemit të vizave do të ishte mjeti i fundit për zgjidhjen dhe menaxhimin e krizës së azilkërkuesve.Manfred Schmidt