Donald Lu takon Bashën dhe ministrin Tahiri në një ditë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donlad Lu, është ndalur në Partinë demokratike, për të zjvilluar një takim me kryetarin Luzlim Basha.Takimi është tentuar të mbahet jashtë syrit të mediave, por burime pranë selisë blu theksojnë se në qendër te diskutimit ka qënë procesi i dekriminalizmit të institucioneve publike, dhe problemet e ngritura në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.Pasi ka lënë zyrën e kryeopozitarit Lulzim Basha, Amabasadori Lu, është ndalur dhe në zyrën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe mbi këtë takim informal nuk ka asnjë njoftim nga zyra e shtypit për temat e diskutuara.Takimi i Lu-së me kryeopozitarin Basha përkon me prezantimin e platformës së PD për dekriminalizimin pak orë më pas.Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë mjaft aktiv për çështjet e dekriminalizimit dhe para zgjedhjeve këshilloi politikën shqiptare të mos kandidonte persona të inkriminuar.Lu u shpreh në atë kohë se ambasada amerikane pasi kishte parë listat e kandidatëve, kishte identifikuar disa persona me rekorde kriminale. Ndërkohë pas raportit të Dash për trafikimin njerëzor, ambasada amerikane e konsideroi të turpshme faktin se në parlament ndodhet një deputet i dënuar për trafik.[caption id="attachment_555002" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Lu largohet nga PD[/caption][caption id="attachment_555001" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Lu largohet nga PD[/caption][caption id="attachment_555000" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Lu largohet nga PD[/caption]/vijon/