Digjet foshnja në bregun perëndimor
Një foshnjë palestineze është djegur në shtëpinë e tij në një fshat në bregun perëndimor. I mituri 18 muajsh humbi jetën pas flakëve që përfshinë banesën ndërsa prindërit dhe vëllai i tij 4 vjeçar morën plagë.Sipas policisë, sulmuesit kishin shkruar në muret e banesës fjalën hakmarrje. Kryeminsitri izraelit e konsideroi sulmin të tmerrshëm."Është akt terrorist në çdo aspekt. Shteti i Izraelit do ti japë një përgjigje të fortë terrorizmit", -tha kryeminsitri ne Tanjahu në Twitter.Ndërkohë Policia izraelite ka thënë se zjarri mund të jetë vepër e ektremistëve hebrenj."Ky sulm dyshohet se ka mbrapa motive nacionaliste", tha policia duke shtuar se forcat izraelite të sigurisë po hetojnë ngjarjen. Megjithatë organizata e çirimit palestinez që qeveris në bregun perëndimor tha se qeveria izraelite ka përgjegjësi të plotë për vrasjen brutale. Ky akt barbar është një pasojë direkte e mosndëshkimit nga qeveria e Izraelit të terroristëve në vendbanimet palestineze," -tha organizata.
