Të hënën votimi në Kuvend i Gjykatës Speciale
Ditën e hënë , ora dhjetë , kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e posaçme për votimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.Vendimi u morr sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit me mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike dhe Partive Minoritare, ndërsa e kanë kundërshtuar Vetëvendosja, Aleanca për ardhmërinë e kosovës dhe NISMA.Debatet mes palëve nisën që në fillim të mbledhjes dhe deri në momentin kur opozita braktisi mbledhjen.Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dekalaroi se riprocedimi i këtyre amendamenteve është veprim antidemokratik dhe i paprecedent.Kundër riprocedimit të amendamenteve ka qenë edhe shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj Bujupi dhe shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.Ndërkaq më herët qeveria e Kosovës miratoi për herë të dytë amendamentin kushtetues për Gjykatën Speciale dhe e riprocedoi për miratim në Kuvend.Kryeministri i Kososvës Isa Mustafa tha se riprocedimi nuk pengohet me Kushtetutë dhe as me rregulloren e Kuvendit, ndërsa votimi do t'i hapë rrugë anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare.Kurse, zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministrër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi është shprehur optimist që deputetët do të votojnë pa hezitim amendamentin kushtetues.Tashmë pritet e hëna për të parë nëse depuetet e Kuvendit të Kosovës do të votojnë pro ngritjes së Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë krimet e luftës dhe që i nevojiten dy të tretat e votave./Oranews.tv/