Mediat polake e serbe komentojnë incidentin në stadium, e quajnë "Skandal"

Kukësi - legia Warsaw ishte ndeshja e parë e pezulluar në historinë e Ligës së Europës dhe sigurisht një ngjarje e tillë nuk mund të kalonte pa bërë jehonë në mediat e huaja.Fillimisht ishin ato polake që e cilësuan atë ç'ka ndodhi si një skandal të turpshëm, ndërkohë që mediat serbe pasi fajësuan tifozët shqiptarë u ndalën tek banerat sipas tyre të tmerrrshme nacionalisteSkandal në Tiranë, ndeshja ndëpritet pas sulmit me gurë ndaj Dudës shkruan portal polak Sportowefakty.pl, ndërsa sport.se.pl thekson sendeshja u ndërpre për shkak të sjelljes skandaloze të tifozëve shqiptarë duke shtuar se Qemal Stafa u kthye një ferr për lojtarët e LegiasNdërsa e përditshmja serbe Kurir shkruan, një seri incidentesh kanë ndodhur në ndeshjen Kukësi - Legia ku aktorët kryesorë të dhunës kanë qënë tfozët shqiptarë të cilët kanë shfaqur edhe një baner ku shkruhej fundi i lojës do të thotë fundi i jetës tuaj, unë nuk jam sloven , unë jam shqiptar duke e cilësuar banerin në fjalë si një mesazh I tmerrshëm nacionalistë nga banditët shqiptarë.Kurse Blic e cilëson ngjarjen e Qemal Stafës një skandal të madh për futbollinNdërkohë që gjithcka është pasqyruar edhe nga mediat më të njohura europianë të cilët nuk janë fokusuar së tepërmi tek përgjegjsit , por janë përqëndruar kryesisht tek ajo ç'ka ndodhi në minutën e 61-të ku Duda u godit me sende të forta ç'ka solli dhe pezullimin e ndeshjes.