A do ta dekretojë Nishani ligjin për Arsimin e Lartë? Nikolla: Patjetër

E bindur se ligji plotëson garancitë kushtetuese për çdo student të Shqipërisë për të ndjekur institucionet e arsimit të lartë sipas meritës, Ministria Lindita Nikolla beson  se Presidenti Bujar Nishani do ta dekretojë ligjin për arsimin e lartë.Pyetjes së gazetarëve që prisnin para presidencës, pas takimit me kreun e Shtetit   se a do ta dekretojë presidenti ligjin Nikolla u përgjigj ”Patjetër. Si pjesë e besimit të një institucioni të rendësishëm siç është ai i presidentit të Republikës.”Nishani: Reforma sopas Kushtetutes- Ndërkohë përmes një deklarate për shtyp nga Presidenca informohet se kreu i Shtetit shqiptar ka vlerësuar si shumë pozitiv vullnetin dhe angazhimin e qeverisë në ndërmarrjen e reformës në Arsimin e Lartë duke u shprehur se: “Reformat duhen bërë sipas kritereve dhe parimeve ligjore të sanksionuara në Kushtetutë si dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.”Takimi nisi rreth orës 11:00 të 31 korrikut dhe Presidenti dëgjoi argumentat pro ligjit të Ministres përpara dekretimit të tij."Presidenti Nishani dhe Ministrja Nikolla së bashku me Zëvendësministrin Mazniku diskutuan gjerësisht për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për edukimin sa më cilësor të brezave të rinj dhe me një ndikim të madh në të ardhmen e vendit" vijon deklarata për shtyp.Gjithashtu shtohet se pjesëmarrësit në takim shkëmbyen mendime dhe pikëpamje lidhur me vlefshmërinë ligjore dhe kushtetuese të këtij ligji, me të mirën publike dhe mbrojtjen e përfaqësimin sa më të mirë e gjithëpërfshirës të interesave të studentëve, profesorëve dhe pedagogëve shqiptarë.Takimi pak ditë më parë me pedagoget - Ndërkohë në takimin konsultues me përfaqësues të qarqeve akademike dhe universitare mbi draftin e arsimit te larte, pak ditë më parë, kryetari i Shtetit, tha se do të interpretojë vetëm Kushtetutën, jashtë çdo ndikimi politik.Përfaqësues të spikatur të arsimit të lartë, të cilët edhe më herët nv tryezat e Kuvendit e kanë kundërshtuar draftin u përpoqën ti shpjegojnë Presidentit defektet e tij duke dhënë dhe argumentet përkatës.Liri i ri shpjeguan ata, cënon autonominë, krijon pabarazi mes Universiteteve publike dhe atyre private dhe rrit tariat për studentët.Kreu i Shteti pritet ta kthejë sërish në Kuvend për shqyrtim ligjin për arsimin e lartë, pas kundërshtimeve të forta të akademikëve dhe pedagogëve.Ndërkohë opozita ka avancuar në qëndrimin e saj duke paralajmëruar, padi në Gjykatën Kushtetuese.[caption id="attachment_554944" align="alignnone" width="640"]Lindita Nikolli sot në Presidence  Ministrja Nikolla sot në Presidence[/caption][caption id="attachment_554955" align="alignnone" width="640"]nikolla te nishanii Ministrja Nikolla sot në Presidence[/caption]  /Oranews.tv/