Kukësi-Legia e Varshavës, rrihen tifozeria, goditet futbollisti polak
Pezullohet ndeshja mes Kukësit dhe Legia të Varshavës, e vlefshme për Europa League, pas incidenteve të rënda në stadiumin Qemal Stafa. Tifozat kanë hedhur sende të forta në fushë duke plagosur një lojëtar polak. Pas incidentit, lojëtarët polakë refuzuan të hyjnë në fushë, ndërsa policia zbrazi stadiumin. Incidente u shënuan edhe para ndeshjes mes tifozerive të dy ekipeve. Incidentet e rënda në ndeshjen mes Kukësit dhe Legias së Varshavës në stadiumin “Qemal Stafa”, kanë sjellë pezullimin e takimti të vleshëm për eleminatorët e Europa League.Ka qenë minuta e ‘52 e pjesës së dytë kur tifozetia vendase ka hedhur në fushë sende të forta duke shkaktuar plagosjen e një futbollisti të ekipit polak, Odrej Duda.Futbollisti ka marrë mjekimin e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por arbitri ka vendosur menjëherë ndërprejten e ndeshjes dhe ekipet janë futur në dhomat e zhveshjes.Pas një bisede disa minuta mes përfaqësueve të ekipit polak, komisarit të ndeshjes të UEFA-s , albitrit dhe zyrtarëve të policisë, u vendos pezullimi i takimti, pasi lojtarët polakë nuk pranonin të ktheheshin në fushë duke pretenduar se jeta e tyre ishte në rrezik.Kjo është hera e parë që një ndeshje e Europa League pezullohet për shkak të dhunës të tifozerisë dhe pritet që UEFA pas hetimit të marrë një vendim.Incidentet mes dy tifozerive u shënuan edhe në fund të pjesës së parë ku dy tifozeritë goditën me sende të forta.Edhe para ndeshjes u shënua inciente mes dy tifozerive, që para stadiumit “Qemal Stafa” qëlluan njeri- tjetrin me gurë. Për pasojë dia tifozë u plagosën dhe morën ndihmën e parë nga autombalancat ndërsa disa u shoqëruan në komisariate.Deri në minutën e ‘52 kur u ndërpre ndeshja, ekipi polak udhëhiqte 2 me 1 dhe golat u shënuan nga Nemanja Nikolic dhe Jakub Rzezniczak, ndërsa për Kukësin shënoi Felipe Moreira.[caption id="attachment_554825" align="alignnone" width="473"]
Futbollisti polak Odrej Duda, i goditur[/caption]


