Basha: Rama gënjeu, të dhëna të tjera nga institucionet në varësi të tij
Monolog banal me mashtrime dhe gënjeshtra. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës, Lulzim Basha, bilancin e 300 diteshit te dyte të qeverisë të bërë sot nga kryeministri Rama.Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha tha se shqiptarët po marrin arratinë drejt Perëndimit për shkak të varfërisë dhe pasigurisë në vend, ndërsa Europa ka rihapur debatin e rikthimit të regjimit të vizave.Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i është përgjigjur në distancë bilancit të gjatë të kryeministrit Rama për punën e qeverisë.Sipas shefit të selisë blu, të dhënat e Kryeministrit bien ndesh me të dhënat e institucioneve në varësi të tij kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike, punësimin dhe shifrën e shlyerjes së borxheve të praprambetura.Basha: “Foli për rritje ekonomike prej 2.12% për vitin 2014, ndërkohë që INSTAT i kontrolluar prej tij, zyrtarisht ka publikuar një rritje prej 1.89%. Premtoi se rritja ekonomike do jetë 3%, ndërkohë që ministri i tij i financave bashkë me FMN deklaruan pak javë më parë se rritja prej 3% nukmund të realizohet.Foli për pagesa të detyrimeve të prapambetura prej 641 milionë dollarë, por të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se janë paguar në total 46 miliardë lekë apo 368 milionë dollarë. Shpalli 104 mijë persona më tepër të punësuar, por INSTAT thotë se papunësia është në nivelin rekord prej afro 18 përqind”.Kryetari i Partisë Demokratike iu kundërvu ashpër edhe deklaratës së Kryeministrit se në kampin e majtë nuk ka të zgjedhur të inkriminuar.Basha: “I di të pastër, edhe pse jo vetëm ka informacione e fakte për ta, por për secilin prej tyre flet lagjia e krejt qyteti, flet shtypi dhe opinion publik, flet opozita dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, flet e shkruan media botërore dhe institucionet euro-atlantike.Por Edi Rama nuk e njeh këtë turp. Për të dënimi i Ndokës për prostitucion dhe rrëmbim personi është vetëm ngatërresë. Elvisi apo Ervini me dënime për drogë në Zvicër është vetëm çështje emrash. Bushi me dënime për drogë në Itali është një sajesë e medias së huaj.Por nëse është kështu, nëse me të vërtetë beson se nuk ka asnjë me rekorde kriminale pse nuk pranoi Edi Rama që ata të japin shenjat e gishtërinjve?”Basha paralajmëroi se PD do ti shkojë deri në fund dekriminalizimit me bindjen se në këtë proçes nuk nuk do të ketë aleat qeverinë, por qytetarët shqiptarë.