Praktikat profesionale, nxënësit mundësi praktike dhe jashtë vendit

Studentët që zgjedhin arsimin profesional do të kenë mundësi të kryejnë praktikat mësimore edhe jashtë vendit. Kjo në sajë të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mirëqeies Sociale dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, për drejtuesin e së cilës përkthehet në më shumë staf të kualifikuar.Nxënësit që zgjedhin arsimin profesional, do të kenë tashmë një dritare të re ku të kryejnë praktikat mësimore, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.Kjo do të bëhet e mundur falë marrëveshjes së nënshkruar mes Dhomës së Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Unionit të Dhomave të Tregëtisë.Për drejtuesin e Dhomës së Tregëtisë dhe Sipërmarrjes ky hap është i rëndësishëm pasi do të sjellë më shumë mundësi për staf të kualifikuar.Nikolin Jaka: Është shumë e rëndësishme që të kemi stafe të kualifikuara për sipërmarrjen private dhe nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që kjo rini të jetë e okupuar në këtë punë dhe të japë vlerën dhe rendimentin e saj për ekonominë e vendit.Ndërsa për Ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, kjo marrëveshje përkthehet në një shtysë që u jepet nxënësve për të ndjekur drejtimin profesional.Blendi Klosi: Të kemi mundësinë që sëbashku me mësuesit e shkollave dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të krijojmë kurrikula të përbashkëta, praktika pune të përbashkëta dhe të kemi mundësinë që të sigurojmë një punësim të qëndrueshëm të nxënësve të arsimit profesional.Marrëveshja konsiston në krijimin e lehtësirave për gjithë studentët e arsimit profesional dhe në krijimin e kushteve për larmishmëri të vendeve ku do të zgjedhin të ushtrojnë praktikat mësimore.