Shkolla verore,të rinjtë serbë dhe shqiptarë thyejnë akujt mes dy vendeve
Është mbyllur shkolla verore me pjesmarrjen e te rinjve nga Shqipëria dhe Serbia. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast pjesëmarrësve iu ndanë edhe çertifikatat. Ministri Klosi e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për shkrirjen e akujve mes dy vendeve, duke nënvizuar se këtë nuk mund te beje askush më mirë se te rinjtë.Me moton " Rinia shkrin akujt mes dy vendeve" është mbyllur shkolla verore në të cilën të rinj nga Shqipëria dhe Serbia shkëmbyen eksperiencat e tyre në shumë fusha.Blendi Klosi: Nëpërmjet kësaj marëveshjeve qeveritë e të dy vendeve synojnë krijimin e një sinergjie të përbashkët për bashkëpunimin e brezit të ri për të pasur mundësi që të rinjtë e vendeve tona të shkëmbëjnë eksperiencat më të mira. Pesha e të rinjve në thyerjen e barrierave mes dy vendeve u vlerësua edhe nga përfaqësuesi i Ambasadës serbe si dhe nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rouning. Përfaqësuesi i Ambasadës serbe: Kjo konfirmon dëshirën dhe vendosmërinë e dy qeverive tona, Ministrive përkatëse përtë çuar më tej bashkëpunimin mes të rinjve të Shqipërisë dhe Serbisë.Rouning: Le të jetë ky një shembull edhe për marrëdhëniet politike dhe marëdhëniet rajonale mes shteteve të Ballkanit.Shkolla verore zgjati 1 javë dhe në të u trajtuan tema të ndryshme si politikat rinore të dy vendeve, stereotipet, vlerat dhe paragjykimet, apo dhe roli i medias në bashkëbisedimin ndërkulturor.