Vrau shqiptarin në Itali, pranga në Londër

Është arrestur me qëllim ekstradrimin nga Londra në Itali, shqiptari 31 vjecar Erman Ramaj, i akuzuar nga drejtësia italiane për vrasjen e shqiptarit Skënder Kajno. Ka qënë pasioni i tij për këpucët e veshjet e markave të njohura "Made in Italy" që ka zbuluar vendfshehjen e tij nga drejtësia italiane.Ndaj Erman Ramaj ekzistonte një urdhër arresti europian lëshuar nga Gjykata e Apelit e qytetit të Gjenovës e cila e kishte dënuar shqiptarin në mungesë me 9 vjet e tre muaj heqje lirie.Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Abisolës Superiore, në provincën e Savonës, në natën e 18-19 dhjetorit të vitit 2004 kur pas një grindjeje shqiptari Skëndër Kajno është goditur me thikë deri në vdekje nga Erman Ramaj e Arbër Osmanaj. Viktima Skëndër Kajno konsiderohej kreu i një organiate që merrej me trafikun e shfrytëzimin e prostitucionit.Shqiptari Arbër Osmanaj u arrestua në muajin maj të 2015 në Gjermani me urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërsa Erman Ramaj ishte arratisur e fshehur prej 18 muajsh në Londër.Ka qënë pasioni i tij për veshjet firmato, të cilat përpikmërisht i dorëzoheshin me pako nga Italia drejt Britanisë së Madhe, që ka mundësuar Policinë Italine në gjetjen e vendfshehjes së shqiptarit./Oranews.tv./