Urdhri i ri i Malit të Zi shkakton radhë të gjata në Muriqan
Mesnata e së mërkurës ka shënuar daljen e një urdhri të papritur nga ministria e Brendshme e Malit te Zi.Pasaportat e shtetasve që kalojnë kufirin nga kontroll i përshpejtuar ka kaluar në kontroll normal.Kaq ka mjaftuar që radhët në pikën e kalimit kufitar Muriqan - Sukobinë t'i kalojnë 5 kilometra.Një situatë e krijuar në të dy anet e kufirit, ndërsa pritja e një automjeti varionte nga 1 deri nê 3 orë.Qytetarët që presin për të kaluar kufirin janë kryesisht shtetas të Kosovës që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, por një pjesë e mirë e tyre janë edhe turistë nga vende të ndryshme që i drejtohen Ulqinit.Duke qëndruar për disa orë në mes të vapës, drejtuesit e automjeteve shpeshherë në shenjë pakënaqësie kanë mbajtur të shtypur për disa minuta boritë e makinave. Veçanërisht fundjava shton lëvizjet dhe nëse do të ndiqet kjo praktikë situata do të jetë më kaotike në këtë pike kalimi kufitar.[caption id="attachment_554685" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga rradha e madhe ne Murriqan[/caption][caption id="attachment_554686" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga rradha e madhe ne Murriqan[/caption][caption id="attachment_554687" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga rradha e madhe ne Murriqan[/caption][caption id="attachment_554688" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga rradha e madhe ne Murriqan[/caption][caption id="attachment_554689" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga rradha e madhe ne Murriqan[/caption][caption id="attachment_554684" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga rradha e madhe ne Murriqan[/caption]/Oranews.tv/