Aksioni për karburantet, ISHTI gjobit 14 subjekte për muajin Qershor 2015
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2015, 16:05
14 subjekte të tregtimit të karburanteve janë gjobitur përgjatë inspektimeve të realizuara nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial në muajin qershor të këtij viti.Në njoftimin për media, ISHTI bën me dije se 3 prej tyre janë gjobitur për mungesë dokumentacioni dhe 11 të tjera për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standartit.Nga të dhënat e Inspetoriatit vërehet se disa nga subjektet e gjobitura janë përsëritës në shkeljet e konstatura, ndërsa gjobat variojnë nga 100 000- 3.000.000 lekë.
