Arrestohet pas dy vitesh arrati shefi i kabinetit të Kserës

Arrestohet pas dy vitesh në arrati Kleves Bitro. Ish shefi i kabinetit të Ministrit në Ministrinë e Punës gjatë qeverisjes së demokratëve është gjykuar dhe dënuar në mungesë për disa vepra penale, mashtrim falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.Pas dy vitesh arrati, Kleves Bitro, ish-shefi i kabinetit të Ministrisë së Punës është arrestuar nga krimi ekonomik në drejtorine e Tiranës.39-vjeçari gjatë kohës që ka qenë shef kabineti në ministrinë e drejtuar nga Spiro Ksera në kohën e qeverisjes së demokratëve akuzohet nga prokuroria për "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Fallsifikim të dokumentave".Bitro ishte shpallur në kërkim qe prej tetorit te viti 2013. Ai ka marrë dy dënime në korrik dhe nëntor të 2014 përkatësisht me dy vjet dhe dy vjet e 4 muaj burg për veprën penale të mashtrimit dhe falsifikimit te dokumentave.Por më 07.05.2015 Bitro u shpall i fajshëm edhe për shpërdorim detyre nga gjykata e Tiranës dhe u dënua sërish me 10 muaj heqje lirie.  Ky vendim ende nuk ka marrë formë të prerë,  dhe është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”Policia arreston sot në mesditë pranë zonës së martenitetit në kryeqytet.Vendime të formës së prerë

 Në dt. 26.11.2014, dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, neni 143 i Kodit Penal

 Në dt. 25.07.2014, dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, neni 183/25 i Kodit Penal

Vendim i gjykatës së shkallës së parë (ende nuk ka marrë formë të prerë)

 Në dt. 07.05.2015, dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal

 Ndërkohë është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”

 /Oranews.tv/