Ibrahim Basha u vra nga 300 metra largësi, grupi i zjarrit ka qëlluar në ajër
Një grup prokuroresh te Krimeve te Renda, jane rikthyer ne Lazarat per te siguruar nje nga provat baze ku do te mbeshtesin akuzen e vrasjes se efektivit te RENEA-s me 24 qershor. Nga dinamika e ngjarjes i ashtequajturi "grupi i zjarrit" rezulton se nuk ka qelluar drejt policisë, por në ajër. Ne vendin e ngjarjes prokuroret nuk kane gjetur objekte perreth të dëmtuara nga plumbat. Plumbi që shkaktoi vdekjen e efektivit të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, paraditen 24 qershorit është qëlluar nga 300 metra largësi.Në këtë konkluzion ka arritur grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas ekspertimit hetimor që bëri në Lazarat.Një muaj pas vrasjes së efektivit të RENEA-s, grupi hetimor u rikthye në vendin e ngjarjes ne Lazarat për të bërë eksperimentimin se nga ka ardhur qitja.Rreth 300 gezhoja jane sekuestruar, ndersa arma e krimit ende nuk eshte gjendur. Nderkaq ne objektet perreth nuk jane konstatuar shenja plumbash, çka verteton faktin se ne kete ngjarje eshte qelluar ne ajer dhe jo drejt patrulles se RENEA-s.Më 24 qershor 2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat të Gjirokastrës u qëllua me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policisë RENEA, Ibrahim Basha si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.Dy vëllezërit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko janë të akuzuarit kryesor për vrasjen e efektivit të RENEA-s, akuze te cilen ata e kane mohuar. Sipas tyre në drejtim të RENEA-s është qëlluar me breshëri nga më shumë se 11 persona.Vëllezërit akuzohen për "vrasje të punonjësit të policisë", "plagosjen e dy efektivëve të RENEA-s", "trafik armesh dhe municionesh ne bashkepunim", si dhe "drejtimi i nje grupi te strukturuar kriminal".