Rama: S'ka ndryshime në qeveri, do ulim taksat, në shtator ligji i dekriminalizimit
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot për afro 120 minuta një pasqyre përmbledhëse të punës së qeverisë në 300 ditët e dyta të qeverisjes së tij, duke prezantuar të dhënë optimiste në disa sektorë të ekonomise si dhe duke premtuar ulje të taksave, pasi të luftohet evazioni fiskal.Ai konfirmoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa lajmëroi një nisëm për dekriminalizimin e politikës që e tejkalon dëshminë e penalitetit, mbi të cilën është bazuar deri tani në kandidimin e njerëzve të tij. Kjo ishte një përgjigje e hapur edhe ndaj shqetësimit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi këtë çështje. Tirane- Kryeminsitri Edi Rama, ka shuar çdo kureshtje për ndryshime qeveritare gjatë një komunikimi me median për afro dy orë, kur tha se qeveria do mbetet siç është edhe pas pushimeve.Edi Rama: "Rifreskimin do e bëjmë gjatë pushimeve të gushtit dhe do kthehen në punë dhe qeveria do vazhdojë kështu sic është. Nuk kemi plan të bëjmë ndryshime qeverie sepse nuk kemi arsye"Kryetari i qeverisë i kushtoi vëmendje debatit më të madh politik të këtyre muajve atë të dekriminalizimit, i shoqëruar edhe me shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për prenzencënnë kuvend të një deputeti të dënuar për trafik të qënieve njerëzore. Mbi këtë çështje ka patur edhe me herët gjatë fushatës reagime në lidhje me kandidimin e personave me rekorde kriminale, por qëndrimi i kryeministrit ishte i qartë."Edi Rama: Dëshmia penale është i vetmi dokument zyrtar që përcakton pastërtinë apo jo të një individi, dhe nuk ka asnjë person që të ketë pasur dëshmi penale të papastër. Tani do çojmë ne draftin, do e miratojmë ne me ata, ose pa ata. Ti japim fund debatit." Evazioni fiskal- Kryeministri lajmëroi nisjen në shtator, të një aksioni kombëtar kundër evazionit fiskal, si e vetmja rrugë qe pritet ti përligjë premtimet që bëri për uljen e taksave.Edi Rama: "Për të ulur taksat duhet të sigurojmë që baza e tatimpaguesve të zgjerohet dhe të gjithë të paguajnë atë që u takon pastaj të ulim taksat për të gjithë" Kryeministri Edi Rama foli me terma pozitiv mbi situatën ekonomike në vend. Ne 5 muajt e parë të vitit 2015 shefi i qeverise tha se ekonimia u rrit me 2.82 % në karahasim me të njëtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu kryeminsitri, theksoi se qeveria është e angazhuar per te mbajtur nen krontroll borxhin public si dhe krijimin e lehtësirave për biznesin.Rama: Gati e përfunduar shlyerja e detyrimeve të prapambetura- Rama tha se është shlyer borxhi në shumën e 641 milionë dollarëveRama:Synojmë 3 % rritjen ekonomike. Nen kontroll borxhi pulik - Eshtë nën kontroll të plotë niveli i borxhit publik dhe deficit buxhetor. “Kemi nën kontroll defiçitin buxhetor deri në 30 % niveli i buxhetit.Është 50% më i ulët sesa planifikimi. Synimi është mbajtja nën kontroll të plotë i nivelit të borxhit publik.Rama:Po analizojmë arsyen e rënises së të ardhurave në raport me parashikimin- “Jemi në proces dhe drejt përfundimit të një analize shumë të thelluar të të gjitha arsyeve të rënies së të ardhurave në raport me parashikinin po bëjmë një analizë me ekspertë të lartë ndërkomëbtare dhe është pjesë e një procesi reformimi të transformimit të mënyrës së këndvështrimit të punës së ministrisë së Financave, Doganave e Tatimeve me shifra konkrete. Nuk kemi ende pamje shterruese pasi analiza vijon por është e sigurtë se jemi në kushtet e ndryshimi të rritjes së nivelit ekonomik “Sistemi i vaditjes - Rama: "Po negociojmë paketë mbështeje financiare për sistemin e vaditjes. Ky financim do nxjerrë nga gjendja mesjetare vaditjen e ujitjen. Në 3 vite të ketë ujë në të gjitha tokat bujqësore të punueshme"Qeveria me shifraRritja ekonomike: Këtë vit kemi rritje ekonomike me 2.88%. Deri në fund të 2015 synojmë rritje deri në 3%Të ardhurat për 2014 – 2015: 287 mln $ më i lartë se korrik -qershor 2013- 2014Të ardhurat tatimore 2014- 2015: 231 mln më të larta se periudha e një viti më parëTë ardhurat pë 6 mujorin e parë të 2015: 77 mln dollarë më të lartaEksportet janë rritur me 9 % krahasuar me një vit më parëInvestimet e huaja në 3 mujorin e parë janë rritur 50.5 % krahasuar me një vit më parëJanë regjistruar 948 kompani të huaja. Në 2014 u regjistruan 16 731 kompani të rejaPunësimi: 10% më i lartë numri i të punësuarve, rritje rreth 104 mijë personaKredite e keqija : Në 2014 kreditë e keqija ishin në nivelin 24%, sot janë ulurBorxhi: 69.9% niveli i borxhit të jashtëm për 6 muajt e parë të vitit, është ulur