Igli Meta do të ballafaqohet në polici me Ambrën për Ismaelin

Në orën 11.00 të ditës së sotme do të ulen përballë njëri-tjetrit në komandën policore provinciale të Pezaros Urbino, shqiptari Igli Meta, i akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismaele Lulli dhe e fejuara e tij maqedonase Ambera Saliji.Kjo seancë dëgjimore do t'i shërbej autoriteteve hetimore të sqarojnë rolin e pozicionin e Ambera Salijit në këtë ngjarje.Ishte pikërisht një sms e nisur nga telefoni celular i Ambera Salijit që e futi në kurth Isamele Lulli drejt një fundi tragjik.Ambera Saliji në fund të muajit korrik do të niset me familjen drejt Maqedonisë, në një udhëtim të programuar me kohë për të kaluar pushimet në vendin e tyre të origjinës e një seancë e tillë është e domosdoshme.Ndërkohë rëndohet dhe më shumë akuza për një vrasje të paramenduar për dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema.E përforcon këtë hipotezë jo vetëm mesazhet e shëkmbyera mes Igli Metas e Ambera Salijit, ku shprehet qartë qëllimi i shqiptarit për të eleminuar Ismaelle Lullin, por dhe elementët si ngjitësja e përdor për të lidhur viktimën si dhe lënda djegëse që i është hedhur në trup me kërcënimin për t'i dhënë flakë.Pra këto elementë duken më se të mjaftueshme për të bindur prokurorin e çështjes se vrasja ishte e paramemnduar mirë.Burimet mediatike të orëve të fudit konfirmojnë gjithnjë e më shumë xhelozinë e fortë nga ana e shqiptarit Meta për të fejuarën e tij.Sipas materialeve hetimore kjo ndjenjë po e shtynte Igli Metan të vriste dhe një tjetër person, një ish të dashur të Ambera Salijit, me të cilin ajo kishte pasur një marrëdhënie dashurie./oranews.tv/