Zjarri në Aeroportin e Romës, Altialia kërcënon me largim

Shoqëria më e rëndësishme italiane e fluturimeve Alitalia, pas zjarrit të shpërthyer dje në Aeroportin “Leonardo da Vinci” në Fiumicino, ka deklaruar se nëse vazhdon një situatë e tillë është e detyruar të braktisë aeroportin roman.Administratori i përgjithshëm i Alitalia-s Silvano Kasano, ka akuzuar aeroportin e Fiumicinos dhe shoqërinë që merret me administrimin e tij për "shërbime mediokre, të përqëndruara vetëm në fluturimet loë cost .E nëse do të vazhdoj kjo gjëndje Alitalia do të braktisë bashkëpunimin në këtë aeroport"Shoqëria ajrore Alitalia mbulon 50 % të fluturimeve të përgjithshme që kryhen në aeroportin roman dhe është e vetmja shoqëri që zotëron një hangar të saj në të."Aroporti ‘Leonardo da Vinci’ është i papërshtatshëm, për një shoqëri si e jona, me një plan ambicioz, në një nga sektorët më konkurrent në Itali e në të gjithë botë", u shpreh drejtuesi i Alitalias.Zjarri i shpërthyer dje në zonën pyjore përreth aeroportit të Romës, shkaktoi bllokimin për disa orë të fluturimeve në nisje.Gjatë gjithë natës e në mëngjesin e sotëm, vazhdon ende kaosi i pasagjerëve e rradhat e gjatë në pritje të rikthimit në normalitet të orareve të fluturimeve.Bllokimi për disa orë i tyre, ka shkaktuar akumulimin e udhëtimin duke e bërë mjaft problematike administrimin e trafikut ajror.Për administratorin e Alitalias "problemet e aeroportit roman lindin nga vite e vite investime e planifikime të papërshtatshme e tashmë janë të nivelit strukturor. Kërkojmë, tha ai, që ti jepet më pak rëndësi financës e më shumë kujdes tregut e kërkesave të pasegjerëve."Alitalia ka kujtuar zjarrin e shpërthyer më 7 majin e kaluar duke i shkaktuar kësaj shoqërie një dëm prej 80 milionë eurosh që i duhet shtuar dhe dëmi ekonomik i zjarrit të djeshëm."Dhe pse momentalisht jemi të përqëndruar në shërbimin e rikthimin në normalitet të pasegjerëve, me këmbëngulje do të kërkojmë nga ky aeroport shlyerjen e të gjitha dëmeve ekonomike ndaj shoqërisë sonë nga ky aeroport."Zjarr i qëllimshëm-  Bëhet gjithnjë edhe më e besueshme hipoteza e një zjarrëvënie të qëllimshme në zonën pyjore përreth Aeroportit kryesor të Romës, gjatë ditës së djeshme.Një grup hetimor është ngritur gjatë orëve të fundit nga autoritetet italiane, për zbardhjen e plotë të kësaj ngajrjeje.Verifkimet e para konfirmojnë se zjarri ka pasur 2-3 pika burime me distancë të largët nga njëra-tjetra, fakt që bind për origjinën e qëllimshme të tij.As 24 orë pas kësaj ngjarje konfirmohen rreth 50 ha sipërfaqe tokë e djegur, nën zotërim të komunës së Fiumicinos.Renzi: "Situata e patolerueshme". Kryeministri italian Matteo Renzi ka kërkuar më shumë informacion e një verifikim të mënjëhershëm të ngjarjes nga ana e Ministrisë së brendshme italiane.E pa pranueshme, ka deklaruar ai, që në mes të stinës së verës, në aeroportin kryesor i Romës, të ndodhin aksidente të tillë e aq më shumë kur ato janë të qëllimshme e kriminale."Nëse konfirmohet zjarrvënia e qëllimshme, deklaroi kryeministri italian, jemi përballë një akti të rëndë me konseguenca të drejtpërdrejta në infrastrukturat kryesore të vendit, në turizëm e ekonomi. Është hera e dytë brenda pak muajsh që aeroporti i Fiumicinos përfshihet nga zjarri e kjo situatë është e patolerueshme.", tha Renzi./oranews.tv/