MASH publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore për sezonin e vjeshtës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2015, 10:39
Ministria e Arsimit ka publikuar datat për provimet e Maturës Shtetërore për sezonin e vjeshtës. Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 shtator ndërsa provimi i Gjuhës Shqipe zhvillohet më 3 shtator.Në deklaratën për mediat MASH njofton se “Provimi i Matematikës do të zhvillohet më 7 shtator dhe lëndët me zgjedhje më 11 shtator”Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë:Gjuhë e huaj 01.09.2015Gjuhë shqipe dhe letërsi 03.09.2015Matematikë 07.09.2015Lëndë me zgjedhje 11.09.2015Provimet kombëtare të arsimit bazë 2015, sesioni i dytë:Gjuhë e huaj 27.08.2015Gjuhë shqipe 29.08.2015Matematikë 31.08.2015Më datën 26 korrikun 2015 MASH ka publikuar udhëzimin e plotë me të gjitha detajet për plotësimin e formularit A2, për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në universitet.Ashtu si dhe vitin e kaluar, ky formular do të plotësohet online sipas disa hapave dhe rregullave të përcaktuara më parë.
Udhezimet per provimet e matures ne vjeshte
/oranews.tv/