Brenda 20 ditësh hapet tenderi ndërkombëtar pë zonën ekonomike të Spitallës

Shumë shpejt do të hapet tenderi ndërkombëtar për zonën ekonomike të Spitallës.Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj i pranishëm në Konferencën 'Mbështetja e zhvillimit ekonomik' paralajmëroi se tenderi do të hapet brenda 15- 20 ditësh.Ministri e quajti një projekt shpresdhënës që do e kthejë Shqipërinë në qendër të manifakturës së Ballkanit PerëndimorAhmetaj: “Shumë shpejt besoj brenda 15 ditëve , ja 20 ditë jemi në gjëndje të hapim tenderin ndërkombëtar për një nga projektet më shpresdhënës të kthimit të Shqipërisë në qendër të manifakturës në Ballkanin Perëndimor dhe besojmë se do të jetë një projket që do të ofrojmë një shifër të konsiderueshme investimesh të huaja apo vendase"/Oranews.tv/