Aksident në Tepelenë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar orët e para të mëngjsit të sotëm në aksin Bëncë -Tepelenë.Mjeti tip “Reno” me targa AA 634 HD me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 25-vjeçari, Alfred Muçodemi.Ndërkohë dy të plagosurit L.D, 32 vjeç dhe A.P 40 vjeç janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës për një mejkim më të specializuar.Nga bluzat e bardha mësohet se po bëhet trajtimi i tyre mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.Nga veprimet e para është konstatuar se drejteusi i mjetetit ka humbur kontrollin si shkak i kthesës dhe shpejtësisë që mund të ketë qënë duke qarkulluar.Në vendgjarje po mblidhen provat dhe dëshmitë për të përacktuar rrethanat ku humbi jetën i riu 25-vjeçar dhe mbetën të lënduar dy të tjerë./oranews.tv/