Vajza në Greqi për prostitucion, shkatërrohet grupi kriminal, 4 në pranga, 2 në kërkim
Një grup i strukturuar kriminal i akuzuar për trafik të personave të rritur është shkatërruar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “DIVA”Policia informon se më 29 korrik 2015 janë arrestuar 4 prej pjesëtarëve të këtij grupi ndërsa 2 janë në kërkimTë arrestuar Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçe, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje." Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe baues në Tiranë " Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë" Endri Rustem, 45 vjeç, lindur dhe banues në KorçëNë kërkim 1-E. F, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, 6- B. D, 23 vjeç, lindur Dibër dhe banues në Tiranë"Nga hetimi i kësaj çështje është dokumentuar se në datë 23.05.2015 duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës shtetases A.F, shtetasi Rrahman Sufa në bashkëpunim me shtetasit Anduel Kodra, Endri Rustem, B.D, Amaris Kodra dhe E.F e kanë trafikuar shtetasen A.F në Greqi, ne ishullin KOS, ku është shfrytezuar për arsye prostitucioni në Clube-t e natës, veprimtari të cilën e ka bërë kundrejt pagesës për gjatë disa muajve të vitit 2015."Gjate kryerjes se veprimeve proçeduriale u sekuestruan në cilsinë e provës materiale 5 aparate celular, një automjet Mercedes Benx, si dhe disa pashaporta dhe dokumenta të cilat gjetën në automjetin e shtetasit Endri Rustem. :Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 6 personave të implikuar, nga të cilet janë arrestuar 4 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për persona të tjerë“ thuhet në njoftimin e policisë. /Oranews.tv/