Vijon aksioni i tatimorëve në Vlorë, 10.5 mln lekë të reja gjoba në 3 ditë
10.575.000 lekë të reja është vlera monetare e gjobave të vendosura gjatë aksionit tre ditor të policisë së Vlorës dhe Drejtorisë së Tatimeve per konstatimin e shkeljeve ne fushen e Tatim-Taksave.Nga 25 korriku deri me 28 korrik, blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë ushtruar kontrolle në 86 subjekte (juridike dhe fizike) të ndryshme.Nga ky kontroll janë evidentuar 18 shkelje, në të cilat u morën këto masa administrative:-Në 2 prej subjekteve, është marrë masa e Konfiskimit të Mallit. -Në 15 - prej subjekteve, është marrë masa, Proces-Verbal Gjobë. - Pér njé tatim-pagues kané nisur proçedurat hetimore pér mosdeklarim té sakté té dhomave té hotelit.Gjobat e vendosura në 141-subjekte gjithsej, duke filluar qé nga data 20.07.2015, kané arritur vlerën totale deri në 10.575.000 lekë (të rinj).Ndër mallrat e konfiskuara janë konfiskime té ndryshme: pije alkolike, pije freskuese, produkte farmaceutike, produkte kozmetike, materiale ndertimi pa leje, njési qéndrore, printera.Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, vazhdon hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për mos kryerjen e detyrës, për mos ushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me ligjin.Ndërkaq vazhdon operacioni i përbashkët për evidentimin e shkejeve të tjera dhe marrjen e masave.