Shpërthimi i fabrikës shkon në 10 numri i viktimave.Nis autopsia e Sajmir Merjas

Shkon në 10 numri i viktimave të tragjedisë së shpërthimit të fabrikës së fishekjarreve në zonën Modunjo të qytetit të Barit.Psditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Kardearelli të qytetit të Napolit, Vincenco Bruscella, një nga bashkëpronarët e kësaj fabrike.Ndërkohë ka nisur në mëngjesin e sotëm në Institutin e Mjekësisë Legale, pranë spitalit Poliklinik të Barit, procesi i autopsisë së viktimave, midis të cilëve dhe emigrantit shqiptar Sajmir Merja, 28 vjeç."Koha, shkaqet e arsyet që shkaktuan vdekjen", do të përcakohen nga autopsia e trupave të 10 viktimave, në ndihmë të zbardhjes së të vërtetës e të drejtësisë së gjykimit të personave të vënë nën hetim.Prokuroria italiane ka emëruar për kryerjen e autopsisë një kolegj të përbërë nga 4 ekspertë të fushës, të drejtuar nga Profesor Francesko Vinci.Pjesë e këtij stafi pune janë dhe dy mjekë legalë të caktuar nga familjarët e njërit prej viktimave, 20-vjeçarit nga Napoli, Rikardo Postilione.Brenda 90 ditësh ky kolegj duhet të prezantoj relacionin përfundimtar të shkaqeve, arsyes e kohës së vdekjes së 10 viktimave, duke u përpjekur kështu të përcaktojë lidhjen e shkaqeve të vdekjes me aksidentimin në punë.Trupat e paidentifikueshëm nga shpërthimi. Ekzaminimi gjenetik"Do t'i përfundojmë autopsitë brenda ditës së premte, ka deklaruar për mediat Profesor Vinci, por dhe pse familjet do të kryejnë ceremoninë e varrimit të të dashurve të tyre, nuk mund të bëjnë menjëherë varrosjen e trupave pasi duhet pritur rezultati i hetimeve gjenetike".Dekarata e Profesor Vincit i referohet faktit se pas shpërthimit mjaft prej trupave të viktimave janë të paidentifikueshëm.Vetëm analizat gjenetike mund të përcaktojnë zyrtarisht identitetin e çdo njërit prej tyre.Ndërkohë Gjykata e qytetit të Barit ka deklaruar të hapur procesin gjyqësor ndaj kësaj ngjarje.I akuzuari është pronari i fabrikës Antonio Bruscella, i vetmi bashkëpronar i mbijetuar nga ky shpërthim, ndërsa në anën e palës së dëmtuar janë prezantuar 22 familjarët e viktimave, me të cilëve 10 minorenë, fëmijët jetimë të tyre.