Dibër,mungon gjilpëra e Tetanozit, pacientët e blejnë në Maqedoni
Në të gjithë qarkun e Dibrës mungon gjilpëra e Tetanozit. Për të shpëtuar jetën e familjarëve, në shumë rastë banorët janë detyruar të udhetojnë drejt Maqedonisë për ta siguruar medikamentin.Gjilpera e Tetanozit mungon ne çdo farmaci te Qarkut te Dibres dhe ne çdo qender shendetesore apo spitale.Banorët tregojnë se janë detyruar ta blejnë këtë medikament në Maqedoni, duke shpenzuar kohë dhe para.Mjekët pohojnë jashtë kameras se jo vetëm në Bluqize, por në të gjithë qarkun e Dibrës mungon gjilpëra e Tetanozit.Nevoja urgjente për këtë medikament i ka detyruar banorët të kalojnë kufirin dhe ta blejnë për 25 euro.Tetanozi eshte nje semundje e rende e shkaktuar nga nje substancë (toksine) qe mund te hyje ne trup permes nje plage fare të thjeshte, por që mund të shkaktojë tkurrje muskulare qe mund te sjellë edhe humbjen e jetës nëse prekin muskujt e frymemarrjes.