Kukës, projekt pilot për mirëmbajtjen e mjedisit

Çështjet e mjedisit tashmë do të marrin edhe vëmendjen e fëmijëve. Një projekt pilot mbi edukimin mjedisor do të iplementohet në 12 shkollat e qarkut të Kukësit, nën asistencën e ekspertëve të Ministrisë së Arsimit dhe Mjedisit.Në 12 shkolla të Qarkut të Kukësit, gjatë vitin e ri akademik do të implentohet një projekt pilot, me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për problemet e mjedisit.Sipas ekspertëve nëse projekti do të gjejë mbështejen e duhur nga nxënësit, pritet që ai të futet në kurrikulat shkollore si lëndë më vete.Kujtim Ademi, drejtor i DAR Kukës:Projekti mbi çështjet mjedisore do të implementohet në 12 shkollat më të mëdha të Kukësit, Hasit dhe Tropojës dhe do të menaxhohet nga ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Mjedisit.