Vrau bashkombasin e tij në Torino në 2011, ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari
Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari nga Berati, Armando Gorezi, i shpallur në kërkim nga shteti fqinj për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në 2011.Ky shtetas, më datë 09.02.2015 është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi:Gjykata e Torino-s/Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12 RGNR-24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale të "Vrasjes" parashikuar nga Nenet 575 e 577, të Kodit Penal Italian.Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Më datë 06.08.2011 në një shesh publik të qytetit të Torinos/Itali, shtetasi Armando Gorezi, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Indrit Kucin.Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me strukturat e tjera te Policise se Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij ne vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.