Vdes 19 vjeçarja, arrestohet bashkëshorti, jetimë dy fëmijët e mitur
Zia është hapur në familjen e Thoma Hajdinit, 22 vjeç në lagjen “1 Maj” në Levan Fier për nusen që gjeti vdekjen në oborrin e shtëpisë.Të martën pasdite të 28 korrikut, rreth orës 15.00 policia është njoftuar nga banorët se nusja e Thomait se kishte vdekur.Varianti i familjarëve ishte se ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë dhe kishte vdekur aksidentalisht. Por policia ka arrestuar bashkëshortin për akuzën "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal. Autopsia- Pas eksertizës së trupit në morgun e qytetit rezultoi se shkak i vdekjes, sipas komunikatës së policisë një ditë më pas, ishte hematoma e shkaktuar nga goditja e kokës në tokë, pas shtytjes që i kishte bërë bashkëshorti pas një debati mes tyre.Familjarët thonë se vdekja ka qenë aksidentale. Sipas tyre 22 vjeçari ka shtyrë pa dashje gruan e cila ka rënë nga pllaka e betonit në tokë me kokë nga distancë 80 cm lartësi.Jetime dy femijet e mitur- Në shtëpinë e tyre, 24 orë pas krimit është hapur zija, po vjherra Razo qan nusen e vdekur me dy fëmijë të mitur si dhe djalin e arrestuar.Dy voglushet njëra 2.5 vjece dhe tjetra 8 muajshe nuk kuptojnë ç'ka ndodhur, nëna e tyre është vetëm në një foto në murin e banesës prej balte ndërsa dha shpirt në betonin e një ndërtesës të lënë përgjysmë në oborrin e shtëpisë, aty ku ka ca rroba të zeza tani të ndera.Vëndi ku ndodhi ngjarja është dyshemeja e katit të parë të godinës së shtëpisë që po ndërtonin mbi themelet.Lamtumira- Sot paradite trupi i pa jetë i 17 vjeçares Afërdita Telo nënë e dy vajzave të mitura është marrë nga familjarët e saj në morgun e qytetit dhe është dërguar në Gjirokastër për ceremoninë mortore.Versioni i policise - Në vëndin e quajtur Levan, në afërsi të banesës ku jetonin pas debateve që ka pasur, ka shtyrë gruan e tij ,e cila pas rënies në tokë ka gjetur vdekjen dhe konkretisht shtetasja: -F. Sh,19 vjeçe, banuese në Levan.Nga veprimet e kryera kjo shtetase rezulton të ketë një hematom në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal. /Oranews.tv/