Lideri i talebanëve afganë, Mullah Omar ka vdekur

Lideri i talebanëve afganë, Mullah Mohamed Omar, ka vdekur që prej dy ose tre vitesh.Zyrtarë të lartë afganë konfirmojnë lajmin, ndërsa talebanët kanë refuzuar të komentojnë mbi raportimet.Edhe në të kaluarën ka pasur raportime të ndryshmë për vdekjen e liderit të grupimit terrorist bashkëpunëtor me Al-Kaedan, por më i fundit konfirmohet nga zyrtarë të nivelit më të lartë të qeverisë së Afganistanit, e cila prej vitesh është përballur me rebelët ekstemistë.Përgjatë viteve, talebanët kanë publikuar disa deklarata që thuhej se vinin nga njeriu që u bë lider suprem i tyre në vitin 1996.Mullah Omar udhëhoqi talebanët në fitoren ndaj militantëve rivalë afganë në luftën civile që shpërtheu në vend pas tërheqjes së trupave sovjetike.Aleanca e tij me Osama bin Laden solli edhe pushtimin e Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Që prej asaj kohe, ai ka jetuar në fshehtësi ndërsa 10 milionë dollarë janë si shpërblim për kokën e tij./Oranews.tv/