Shqiptarët përfitojnë më pak para nga depozitat, në rënie dhe interesi i kredive
Qytetarët po përfitojnë më pak para nga depozitat. Rënies së lehtë të interesave këtë vit, të konstatuara nga Banka e Shqipërisë i shtohet taksimi me 15% nga qeveria.Ndërkohë në rënie paraqitet edhe interesat e kredive, por kjo nuk ka mjaftuar që të çlirohet kreditimi, pasi kërkesa për hua nga biznesi mbetet e dobët.Tirane- Interesat e depozitave kanë pësuar një rënie të lehtë këtë vit, duke reflektuar uljen e normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë.Rënies së interesit të depozitave i shtohet edhe rritja e taksimit me 15% që qeveria që prej janarit të këtij viti iu bën të gjitha të ardhurave dytësore të qytetarëve, ku përfshihen edhe intersat e depozitave. Kjo do të thotë se depozituesit përfitojnë më pak nga kursimet e tyre.[caption id="attachment_553898" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Interesat e depozitave[/caption]Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se depozitat 1 mujore dhe 3 mujore nuk kanë ndryshuar kundrejt një viti më parë, ndërsa depozitat 6 mujore kanë rënë me 1%.Rënie me po këtë masë kanë pësuar edhe interesat e depozitave 24 mujore, 48 mujore dhe ato me afat mbi 60 muaj.Ndërkaq rënie kanë pësuar edhe interesat e kredive, cka është një lajm i mirë për biznesin dhe qytetarët.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të gjithë interesat e kredive kanë pësuar rënie këtë vit kundrejt vitit të kaluar, me përjashtim të huave deri në 6 muaj, interesat e të cilave janë rritur lehtë me 0.25%.[caption id="attachment_553899" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Interesat e kredive[/caption]Por Banka e Shqipërisë ka konstatuar në vrojtimin e fundit të aktivitetit kreditues, se pavarësisht uljes së interesave, kërkesa e biznesit për kredi mbetet e dobët, çka ka kushtëzuar edhe financimin e ekonomisë./Oranews.tv/