Debate për turizmin dhe pronat, Tare: Influenco t'i kthehet prona Toptanëve, Malltezi: Mos provoko
Debatë të forta në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulce, ku është diskutuar për ligjin e turizmit dhe gjendjen e këtij sektori. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Turizmit në PD, Jamarbër Malltezi e ka konsideruar ligjin antikushtetues dhe ka akuzuar qeverinë se po shkel të drejtat e pronarëve dhe pushtetit vendor. Replika nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron TareTirane- Ligji i turizmit ka shkaktuar debate të forta në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe. Opozita e ka konsideruar ligjin antikushtetues.Jamarbër Malltezi, kreu i Dep. Të Mjedisit dhe Turizmit në PD: Ligji për turizmin është anti-kushtetues sepse dhunon të drejtat e pronarëve.Ai dhunon të drejtat e qeverisjes vendore.Auron Tare: Por Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese. Besoj do shkojë atje dhe do e zgjidhin.Jamarbër Malltezi: Me fal por Gjykata Kushtetuese ka marrë 4 herë vendime. C'është kjo qeveri kaq injorante?Auron Tare: Për çështjen e pronave jam shumë dakort me z.Malltezi madje do të ishte kryevepër sikur vet z.Malltezi të influenconte, t'i kthehej prona një mikut tim Eduart Toptanit, nga New York i cili erdhi vjet dhe te kangjellat e Shtëpisë të Ushtarakëve, kërkonte të hyntë brenda sepse i është kthyer prona por nuk e merr dot.Jamarbër Malltezi: Ky është spekulim dhe është gënjeshtër.Normalisht duhet të të vij turp në rast se ti ke 2 vjet në qeveri nuk mund të flasësh si opozitë atëherë zbatoje.Atëherë ke thjesht provokim sepse kur nuk ke argument merresh me provokime.Auron Tare: Z.Toptani erdhi me letra në dorë e kërkoi por nuk hyn dot.Opozita dhe operatorët turistikë kanë ripërsëritur kërkesën ndaj qeverisë për uljen e TVSH-së së turizmit, si e vetmja mënyrë për të qenë konkurrues.Auron Tare: Në gjithë rajonin tonë ne këmi TVSH më të lartë për turizmin, gjë që është krejtësisht e papranueshme.Zak Topuzi:Qeveria e quan turizmin një industri që ecën vetë dhe nuk e vret mendjen për të nxjerrë konkluzione dhe tregues.Kliton Gërxhani: Kjo qeveri ka një qasje dhe një vullnet më të mirë se sa qeveria e mëparshme drejt turizmit.Por përsëri për mua i mungon vizioni, pra akoma ska një drejtim një kokëMalltezi ka kundërshtuar edhe nenin 30, pika 4 e ligjit, qe thotë se ndarja e fondit për turizmin nuk do t'i ndërshtrohet ligjit të prokuroimit publik. Ndërkohë operatorët turistikë kërkuan nga qeveria çertifikimin e standadeve në këtë sektorEMISIONI I PLOTE "EKOPOLITIKE"/Oranews.tv/