Hajdutët me pushime te Gjiri i Lalzit, grabisin vilat e Ristanit e Nokës
Arrestohen të dyshuarit si autorë të grabitjes së 4 banesave në Gjirin e Lalëzit, mes tyre dhe banesat e deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Arben Ristani. VjedhjePolicia thotë se personat e arrestuar janë Arnold Karaj dhe Doland Vatnika. Ata kishin shkuar me pushime.Dy banesat e tjera që janë vjedhur janë të Petrit Mahos dhe Saimir Kodrës.Banesat ishin brenda Kompleksit”Lura”tek Gjiri i Lalëzit.Të arrstuarit janë Arnold Karaj 19 vjeç,lindur në Burrel dhe banues në TiranëDonald Vatnikaj 18 vjeç,lindur dhe banues në Tiranë.Policia: Ja cfare u vodhen"Ndaj shtetasve të mësipërm është dokumentuar se shtetasit e mësipërm kanë qenë për 3 ditë me pushime dhe gjatë natës në Gjirin e Lalëzit brenda kompleksit “Lura” kanë vjedhur me thyerje banesat e shtetasve:Arben Ristani. 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë shumën prej 1000 lekë të reja dhe një cellular tip Samsung;Flamur Noka 44 vjeç,banues në Tiranë,ku nuk kanë marrë gjë;Petrit Maho 48 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 2 telefona celularë të markës VERTY dhe 1 telefon AIPHON 6.Saimir Kodra 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 200.000 lekë dhe 1 telefon celularë të markës Samsung.Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal./Oranews.tv/