Noka: Arrestimi i Elvis Rroshit nuk është politik
Ministri i brendshëm Flamur Noka ka deklaruar sot se arrestimi i kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi nuk është një skenim politik por një arrestim i ardhur pas denoncimit. Ministri Noka i quajti një tjetër përrallë të Rroshit.Në një prononcim për mediat pas prezantimit të reformës në drejtësinë penale, Noka ka deklaruar se nuk ka urdhëruar arrestimin e Roshit.“Arrestimi i Elvis Rroshit nuk është politik. Kjo është një përrallë,si përrallat e tjera të Elvis Rroshit. Nuk e kam urdhëruar unë arrestimin e Elvis Rroshit” tha Noka.I arrestuar Rroshi është shprehur se nuk është lejuar të takohet me avokatin e tij dhe se gjendet i izoluar. Avokati i Popullit Igli Totozani u shpreh se ka dërguar inspektor të tij edhe në Kavajë edhe në Tiranë dhe sipas Totozanit ky institucion është në pritje të relacionit. "Nëse nuk është lejuar takimi i Roshit me avokatin e tij është shkelje e ligjit"u shpreh avokati.Ditën e djelë, Elvis Rroshi kryetari i bashkisë së Kavajës, u arrestua nga policia nën akuzën e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës së trajnerit të ekipit të futbolit të Tiranës, Nevil Dede, gjatë pushimit të ndeshjes Besa-Tirana. Pas arrestimit, Rroshi u shoqëruar në qelitë e Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe është në pritjes së masës së arrestit.