Prezantohet reforma në drejtësinë penale, Halimi: Paketë e ashpër ndaj krimit

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka prezantuar sot reformën në drejtësinë penale.Në fjalën e tij, ministri Halimi ka theksuar se kjo paketë përmban ligjet më të ashpra ndaj krimit në këto 20-vjet, mbi çështjet të cilat janë objekt shqetësimi për çdo qytetar shqiptar si mbrojta e jetës, siguria e rendit, dhe siguria publike.“Me vendosmerinë maksimale ne sjellim mesazhin e qartë që ne sjellim në këtë paketë me 41 nene të Drejtesisë Penale forcimin i luftës ndaj kriminalitetit, duke ashpërsuar dënimet, duke i dyfishuar për veprat penale të rënda, dhe se dyti rregulla të reja për garantimin e vuajtjes së plotë të dënimit në funksion të një drejtësie efektive" theksoi Halimi.Ministri Halimi ka theksuar se kjo paketë ligjesh është një përgjigje e domosdoshme për zbrapsjen e krimit urban dhe do të ketë mbi të gjitha efekt parandalues të kriminalitetit.“Gjatë gjithë këtyre viteve, lufta me krimin, kjo lufte e drejte dhe e shenjte, e cdo dite,  per garantimin e jetes dhe sigurise se qytetareve, ka pasur beteja e veta, te medha- te fituara.  Mjafton te kujtoj historine e bandave dhe te krimit te organizuar, histori qe i perkasin te kaluares.  Krimi urban duhet te zbrapset ne te gjitha format e tij, ndaj dhe prezantojme sot, me te vendosur se kurre, nje Pakete te Ashper ndaj krimit, si nje pergjigjie e domosdoshme per zbrapsjen e tij.  Ne sot thyejmë traditën e drejtësisë penale, duke sjellë garantimin e vuajtjes së dënimit, me heqjen e së drejtës për lirim para kohe me kusht, për një sërë krimesh. Ne do të kërkojmë garantimin e plotë e të dënimit, në mënyrë që kur dikush do të dënohet 40 vjet burg, ti kryejë ato vite, kokër më kokër, pa patur mundësi të lirohet as duke paguar avokat, as duke paguar gjyqtarin dhe as duke paguar prokurorin” theksoi Halimi.Sipas ministrit Halimi kjo paketë prej 41 nenesh ka në themel të saj krimet më të rënda dhe më të papranueshme të shoqërise shqiptare  si vrasjen e policit, vrasjen për gjakmarje, vrasjen e gruas dhe për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje në publik.“Kushdo që vret efektivë policie nuk mund të këtë ndëshkim më të ulët se 38-vjet burgim, pa lirim me kusht.  Kushdo që vret policin duhet  të qëndrojë  në burgim të përjetë. Dënime të ashpërsuara të cilat nga 25 vjet do të rriten në 38 vjet si minimum, paketa e Drejtësisë Kriminale sjell edhe për vrasjen për gjakmarrje, ku dënimi që ne kemi parashikuar është jo më pak se 38 vjet burg. Edhe pse një dukuri në rënie, gjakmarrja, ky rit i papranueshëm për shoqërinë shqiptare duhet të zhduket. Ndaj dhe përgjigjia ndaj të gjithë atyre që në mendjen e tyre kriminale synojnë të vrasin për gjakmarrje duhet ta kenë të qartë se dënimi që i pret do të jetë jo më pak se 38 vjet burg, se dënimi që i pret do të jetë burg përjetë. Çdokush që kapet me armë zjarri në publik, duhet ta ketë qartë se do dënohet jo më pak se 10 vjet” tha Halimi.Halimi theksoi më tej se në javët në vijim paketa do të kalojë në Parlament dhe mazhoranca do të angazhohet që kjo paketë të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.Noka-opozitës: Mbështesni paketën, dilni nga rrethi i aleancës me kriminNdërsa ministri i brendshëm Flamur Noka ka vlerësuar paketën e masave për ashpërsimin e dënimit për disa vepra penale, duke theksuar se kjo do të jetë një ndihme e madhe në luftën e vazhdueshme kundër krimit."Kjo paketë ishte kërkesë mediate dhe do të ketë një impakt të menjëhershmën në luftën kundër krimit dhe do të jetë një motivim më i madh ndaj strukturave të ligjit dhe ruajtes së qetësisë publike. Ashpërsimi i masave të dënimit pë vrasjen ndaj policëve, ndaj krimit në familje dhe armëmbajtjes pa leje është përgjigjja më efikase që institucionet e një shteti ligjor mund tu japin këtyre fenomeneve. Kjo paketë kontribuon në rritjen e performacës dhe eficensës së strukturave të policisë së shtetit” theksoi Noka.Gjatë fjalës së tij, ministri ka kërkuar angazhimin e opozitës për votimin e paketës, duke treguar sipas tij se nuk është pjesë e notës së krimit.“Miratimi i kësaj pakete do të shërbeje për luftën konsekuente ndaj 0 tolerancë. Do doja t’i bëja apel edhe opozitës që të dilte nga rrethi i aleancës me krimin, të dilte nga fenomeni negativ i sulmit ndaj institucioneve dhe Policisë së Shteti, dhe t’i bashkëngjitet vullnetit për mbështetjen e kësaj pakete për të treguar se është në lartësinë e duhur që kërkon elektorali i saj dhe shoqëria. Mbështetja e kësaj pakete është dëshmia që opozita po shkëputet me krimin dhe po futet në binarët e drejtësisë”, tha Noka.Ndërsa ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i kërkoi opozitës që të mbështesë paketën e reformës në drejtësinë penale pasi sipas saj kjo paketë kërkon shumicë të cilësuar në Parlament.Ministrja Bregu gjithashtu ka shtuar se kjo paketë do të reduktojë rastet e dhunës në familje si dhe do të ndryshojë situatën e kriminalitetit në Shqipëri. “Jam e bindur se ne kemi arritur shumë por kemi shumë për të bërë që vlera njerëzore të mos dhunohet nga gjinia” tha Bregu.