Ndryshimi i emrit të komunës Liqenas, mazhoranca voton pro, opozita kundër
Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar sot projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive vendore.Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka paraqitur në komision kërkesën e banorëve të komunës Liqenas, me komunitet maqedonas për t`i rikthyer emrin komunës nga Liqenas në Pustec.Socialistët e kundërshtuan propozimin me arsyetimin se ndryshimi i emrit të komunës vetëm pak kohë para zgjedhjeve do të krijonte precedent. Sipas tij ndryshimi i emrit të komunës mund të kthehej në një çështje referendumi lokal.“Kërkohet konsensusi i palëve për ligjin për ndarjen territoriale duke shtuar se duhet bërë edhe një reformë e plotë. Këto janë ligje të rëndësishme dhe kërkohet reformë territorial, jemi dy muaj para zgjedhjeve. Ndryshimi i emrit të komunës nuk mund të bëhet në fund të mandatit, do krijohej precedent. Ky propozim mund të kthehej në një çështje referendumi lokal” ka tha Fino.Ndërsa depuetit demokrat Edmond Spaho ka theksuar se çështja nuk ka të bëjë me fundin e mandatit duke shtuar se referendumi konsiderohet kur banorët bëjnë peticion.Ndërkohë edhe pas kundërshtimeve të opozitës, komisioni i ligjeve kaloi vetëm me votat e mazhorancës propozimin e komunës Liqenas në Korçë për ti ndryshuar emrin në komuna Pustec.