Homazhe në nderim të arkitektit të njohur Agron Jano

Familjarë, miq, kolegë dhe artdashës të shumtë, janë mbledhur në ambjentet e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë për t`i dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit të shquar Agron Jano, i cili u vetëvra mbrëmjen e së Shtunës duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt të pallatit ku banonte.Kryetari i dhomës së tregtisë dhe industries, Nikolin Jakaj ka rrëfyer edhe planet  e fundit që profesor Jano kishte në  të ardhmen.Ndarja e parakohshme  dhe e papritur nga jeta e artistit të mirënjohur Jano ka qenë një tronditje për të gjithë.Agron Jano, njihej si një njeri revolucionar,  ish- Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve, dhe pedagog në Inxhinierinë e Ndërtimit. Krahas aktivitetit projektues si arkitekt objektesh të rëndësishme dhe panairesh në Shqipëri dhe jashtë saj, Jano ka marë  edhe një sërë çmimesh në konkurse ndërkombëtare.