Itali, sekuestrohen 900 kg mariuanë, pranga 2 shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2013, 08:05
Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan edhe 900 kg mariuanë.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se operacioni është zhvilluar në Catania ndërsa në prangat e policisë kanë rënë dy shqiptarët Hysni Hoxha 30-vjeç dhe Ermal Kasaj 26-vjeç.Sipas mediave italiane droga është kapur në një furgon me të cilin udhëtonin dy shqiptarët e arrestuar.Ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.